Andrea Pirlo ka debutuar në MLS.
Mesfushori italian, Andrea Pirlo ka debutuar me skuadrën e tij të re New York City në ligën e futbollit amerikan MLS, kundër skuadrës Orlando City.
Pirlo është inkuadruar në minutën e 55 të pjesës së dytë, por është befasuar nga të pranishmit në stadium.
Pirlo është pritur me duartrokitje të mëdha gjatë inkuadrimit të tij në lojë, ku të gjithë tifozët janë ngritur në këmbë për t’i uruar mirëseardhje ish kampionit të Botës.
Kujtojmë se për skuadrën e Orlandos luante ish bashkëlojtari i Pirlos, Leite Kaka. /Express
Momenti kur Andrea Pirlo debutoi me New York City. Të gjithë në këmbë për ti uruar mirëseardhjen!
Posted by JUVENTUS CLUB ALBANIA on Sunday, July 26, 2015