Presidenti i Bankës Qëndrore Evropiane, Mario Draghi është sulmuar nga një protestuese – aktiviste e “Blockupy” sot gjatë konferencës së zakonshme të bankës për media, raporton CNN.
Vetëm dy minuta pasi që Presidenti kishte filluar paraqitjen e tij, një grua kërceu mbi tavolinën e tij duke bërtitur “ndaleni diktatorshipin e Bankës Qëndrore”, transmeton Indeksonline.
Ajo u nxjerr jashtë në mënyrë të dhunshme nga rojat e sigurimit, edhe pse nuk provoi të lëndoj Presidentin Draghi. Konferenca u ndalua menjëherë. Presidenti Draghi shpëtoi pa lëndime, ndërsa aktivistja u pa teksa buzëqeshte në krahët e sigurimit. /Indeksonline/