Një rast i frikshëm raportohet të ketë ndodhur në Spitalin e Pejës.
Siç shkruan Indeksonline, që ka siguruar edhe një rrëfim për këtë ngjarje, një foshnje e pajetë është vënë në lavatriçe.
Vrasja e gruas shtatzënë / Do ta lindte foshnjën sot: Vrasja makabre e 35-vjeçares para dyerve të spitalit, që e tronditi vendin.
Sipas gazetës, trupi i foshnjës është nxjerr copa-copa, teksa thuhet që stafi i spitalit ka insistuar që rasti të mbetet i fshehtë.
Megjithatë, prindërit e kanë njoftuar policinë.
“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё”, thuhet në përgjigjen e Policisë për mediumin respektiv.