E ëma e Vjosa Osmanit në krye të detyrës, kryeparlametarja: Punonjësit shëndetësorë po rrezikojnë veten

E publikuar: 18/08/2020 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID dhe të ndihmojmë punonjësit shëndetësorë në luftën ndaj pandemisë.

Duke postuar një fotot të të ëmës 63-vjeçare, Osmani shkroi se mijëra infermierë dhe mjekë po rrezikojnë veten për të shpëtuar të tjerët.

“Mami, 63 vjeçare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, shkroi Osmani.