E dyshuara që vrau kunatin është vetëdorëzuar: Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

E publikuar: 20/08/2024 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar për vrasjen që ka ndodhur në lagjen Vranjevc të Prishtinës, ku një grua dyshohet se vrau kunatin e saj.

Këtë e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se dyshuar është vetëdorëzuar e dyshuara me inicialet N. M..

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.”