E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte në fshatin Majac, janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.
Ato nga Emergjenca e Spitalit të Podujevës, tashmë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur për Klan Kosovën nga shefi i Emergjencës, Arben Beqiri.
“Janë në gjendje të rëndë shëndetësore që të dyjat, kështu më informojnë nga stafi për dy të plagosurat që tashmë janë në QKUK”, tha ai.



















