E drejta e autorit në TV dhe media online (Video)

E publikuar: 13/10/2015 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të drejtat e autorit nga mediat audio-vizive jo vetëm që nuk respektohen në nivelin e duhur por mund të thuhet se nuk respektohen aspak sepse Komisioni i Pavarur i Mediave gjendet ende në fazën e përpilimit të legjislacionit.

Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci thotë se ligji për të drejtën e autorit nuk po zbatohet mjaftueshëm për shkak të mos funksionalizimit të asociacioneve VAPIK për videon dhe APIK për audion. Sipas shefit të KPM-së, e drejta autoriale në mediat audio-vizive është më e disiplinuar në radio dhe televizion por jo edhe në rrjete kabllore.

“Televizionet dhe radiot janë me të disiplinuara, mund të themi qe ka ndonjëherë problem me rrjetet kabllore të cilët kanë numër të madh të programeve në paketat e tyre dhe produkte të mëdha, kryesisht kemi të bëjmë më filma të ndryshëm pastaj me aktivitete sportive etj, që kryesisht prekin të drejtat e transmetimit”, tha Merovci për rrokum tv.

Sa i përket rasteve të shkeljeve të drejtave, Merovci tha se KPM zbaton masat ndëshkuese deri në gjoba për këta operatorë. Por nëse mediat audio-vizuale janë rregulluar disi, platformat online të portaleve funksionojnë jashtë çdo platforme ligjore.

Anëtari i bordit të KMSHK, Avni Jashari tha se portalet në Kosovë por dhe në rajon kanë një brishtësi, janë bërë shumë portale dhe së sipas tij citimet herë ndodhin herë jo .

“ Lajmet ditore të mbesin krijime të pambrojtura sepse janë lajme qe munden me i pas të gjitha portalet. Mirëpo temat e ndryshme në portale mund të përdoren vetëm 30% të tekstit dhe ajo të dal pas 12 orëve që ka dalë në portalin përkatës, gjithherë duke e citu burimin në fillim dhe në fund të vendoset linku i atij portal ku është dal ai shkrim. Portalet në Kosovë dhe në rajon kane një brishtësi ,janë bërë shumë portale dhe së citimet herë ndodhin herë jo”, tha Jashari.
Idenë ndaj ligjit për portale e konfirmon edhe kryetari i KPM-së, Adnan Merovci i cili thotë se ligji për sigurimin e platformës digjitale do të shqyrtohet shpejt.

https://www.youtube.com/watch?v=x6YI4pm88G8