E donte nusen e virgjër? Almeda: I dashuri i parë tamam-tamam është Tolgahan

E publikuar: 22/04/2018 00:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku nuk i shpëtoi pyetjes “pikante” të velinës Kejvina Kthella.

Ajo ka vënë në siklet ish-misin duke e pyetur nëse edhe bashkëshorti i saj e kishte dashur gruan të virgjër, ndërsa Abazi u përgjigj se Tolgahan ka qenë i dashuri i saj i parë.

Kejvina Kthella: Thonë që burrat turq janë me namuz dhe i duan nuset e virgjëra. A e donte edhe Tolgahan nusen të virgjër? 

Almeda Abazi: Kjo është një gjë shumë personale që nuk do të doja t’i jepja përgjigje, por i dashuri im i parë, tamam-tamam, është Tolgahan