(Koha e Kleopatrës). Ky disku u zbulua në Tempullin e Hathorit në Egjiptin Qëndror. Tani ndodhet në Luvër ku vizitorët mund të shohin se 12 muajt janë ndarë në 12 perëndi dhe perëndesha.
Nga mbishkrimet në Tempullin e Hathorit, këto hyjni mendohet të ndikojnë në personalitetet e njerëzve, ashtu si shenjat e sotme të zodiakut.
Kështu që gjeni më poshtë perëndinë tuaj dhe lexoni çfarë thotë për ju.
Thoth (29 gusht-27 shtator) Thoth ishte perëndia e hënës dhe drejton mësimin dhe imagjinatën.
Veçoritë pozitive: Kreativ, analitik, keni memorie të shkëlqyer, jeni i zoti, sistematik dhe bujar.
Veçoritë negative: Materialist, vetëkritik, pessimist.
Puna e ëndrrave: Gazetar, muzikant, agjent, profesor.
Horus (28 shtator-27 tetor) Horus ishte perëndia e diellit që mbronte dhe drejtonte faraonët.
Veçoritë pozitive: Besnik, i mbroni shumë njerëzit e dashur, keni vetëbesim, jeni optimist.
Veçoritë negative: Kokëfortë, jeni të pavëmendshëm, pa takt.
Puna e ëndrrave: Sportist ose politikan
Wadjet (28 tetor-26 nëntor) Wadjet është konsideruar perëndesha e diturisë dhe që ka dekoruar kurorat e faraonëve.
Veçoritë pozitive: Jeni të arsyeshëm, të duruar, punëtor, ambicioz, të disiplinuar dhe të vëmendshëm.
Veçoritë negative: Cinik, arrogant, dorështrënguar.
Puna e ëndrrave: Inxhinier ose arkitekt
Sekhmet (27 nëntor-26 dhjetor) Sekhmet ishte perëndesha eluftës, e zjarrit dhe e shërimit.
Veçoritë pozitive: Inteligjent, elokuent, intuitiv, atletik, kureshtar, energjik.
Veçoritë negative: Të paduruar, grindavec, impulsive, nuk pranoni humbjen
Puna e ëndrrave: Pedagog ose spiker
Sphinx (27 dhjetor–25 janar) Sphinx ishte perëndia më enigmatike me fuqi mistike.
Veçoritë pozitive: Mendjemprehtë, të disiplinuar, merrni iniciativën të parët dhe keni vetëbesim.
Veçoritë negative: Ndonjëherë fusni hundët kudo
Puna e ëndrrave: Sipërmarrës
Shu (26 janar-24 shkurt) Shu ishte perëndia e dritës dhe ajrit.
Veçoritë pozitive: Romantik, kreativ, tërhiqni vëmendjen, zemërmirë, të qeshur dhe me parime
Veçoritë negative: I turpshëm, i pavendosur, posesiv, dorëshpuar.
Puna e ëndrrave: Psikolog, punonjës social ose artist
Isis (5 shkurt-26 mars) Isis është perëndesha e natyrës dhe magjisë.
Veçoritë pozitive: Praktik, të arsyeshëm, idealist, shumë punëtor, tolerant, keni sens humori dhe stil.
Veçoritë negative: Të fshehtë, keni tendencën të jeni qen i punës, ndonjëherë i kapni gjërat pak me vonesë.
Puna e ëndrrave: Dizajner grafik ose shkencëtar.
Osiris (27 mars-25 prill) Osiris ishte perëndia e Nilit.
Veçoritë pozitive: Të shkathët, kurioz, ideosinkretik, aftësi të shkëlyera për të folur në publik, keni vetëbesim.
Veçoritë negative: Nuk mund të mbani një lidhje për shumë gjatë, nervoz.
Puna e ëndrrave: Producent, shkrimtar, Ekzekutiv i marrëdhënieve publike.
Amun (26 prill-25 maj) Amun është perëndia e fuqisë së mendimeve.
Veçoritë pozitive: Lider të lindur, realist, të zellshë, negociues, të suksesshëm.
Veçoritë negative: Kokëfortë, jo tolerant.
Puna e ëndrrave: Bankier ose agjent burse
Hathor (26 maj-24 qershor) Hathor është perëndesha e tokës dhe qiellit, e lidhur ngushtë me muzikën, dashurinë dhe kërcimin.
Veçoritë pozitive: Artistë, entuziast, sharmant, kreativ, aventurier, të pastër.
Veçoritë negative: Nervoz dhe xheloz
Puna e ëndrrave: Doktor, punonjës social, artist, aktor ose shkrimtar.
Phoenix (25 qershor-24 korrik) Pheonix është symbol i jetës dhe rilindjes.
Veçoritë pozitive: Elastik, kreativ, i zellshëm, e adhuroni natyrën.
Veçoritë negative: Kokëfortë dhe egoist.
Puna e ëndrrave: Inxhinier ose sipërmarrës.
Anubis (25 korrik-28 gusht) Anubis është perëndia e gjykimit.
Veçoritë pozitive: Siguroheni mirë para se të veproni, jeni kreativ dhe idealist.
Veçoritë negative: Të pavëmëndshëm
Puna e ëndrrave: Stilist ose drejtor marketingu./Xing.al