Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar të kenë ndodhur 36 aksidente trafiku prej të cilave 17 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 19 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 892 gjoba kundërvajtëse.


















