“E di që s’do ta marrë vesh mileti dashurinë tonë”, Rama ironizon Bashën: Më foli zemra, rënkon e shkreta

E publikuar: 27/03/2025 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.

Sipas kryeministrit Basha ka aq frikë nga kryedemokrati Sali Berisha, aq sa nuk i përmend emrin atij.

Basha: O Rame si paske thën sot e kam zemër Lulin.

Rama: E thash o Lul, ndjesë, kërkoj falje, e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, por ça të bëj më foli zemra, po më plaste.

Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame, e mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal mem bo gropën, por re vetë mrena.

Rama: Unë gjithmonë kam ra mren mor burrë sa herë jam marrë me ty, gropë më gropë, dërrmim, por nuk vej men se ta thash nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.

Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame, vetëm ai të mban në pushtet, ai t’i dha votat.

Rama: Atë buf s’e kam dasht kurrë, dhe ti e di shumë mirë dhe se kuptoj çfarë po flet, ti ke frikë t’ia përmendësh emrin, po të ndjek edhe në fushatë. Mazalla si nuk ua thu euroatlantikëve të vërtetat për bufin, për kënetën, për Gaz ballokumen, për tjetrin, vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona o Rame, o Rame, aman o burr nxirre atë jatagan, siç e nxirrje kur më zmbrapsshe mu, nxirre edhe shpëtoji demokratët nga hataja që i pret se do ngelen mren në kënetë.

Basha: Me atë guxon të godasësh SPAK-un, je gati të bësh një buf sa mali i Tiranës ti Rame, por e ke kot.

Rama: Tani unë mezi të shkula ty nga çadra, s’deshe me votu as Vettingun, SPAK as që bëhej fjalë, Rama ik e Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Kishe hall të mbroje SPAK-un nga un. Prandaj je duke ardh vërdallë rrugëve si makinë policie me atë sirenën Rame, Rame, sa i madh je.

Basha: Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga Spak, aty e ke Amerikën vazhdojnë hetimet.

Rama: Unë e di që i tërhoqi, po kaq sa di unë se ti je euroatlantiku ynë, ke ty i ka Amerika, edhe lidhjet edhe shpresat, edhe sytë, edhe veshët. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit. Shife çik ça më çun sot ata të Shkodrës, shtabi i kënetës duke fjet për qejf, thash aaaa, ia paska njit Luli armikut gjumin./tch