Historitë e emigrantëve që duan me çdo kusht të arrijnë Europën janë sa të ndyshme, aq edhe të dhimbshme, kur në fund humbasin jetën.
Një emigrant maroken, 27-vjeç ka tentuar të hyjë në Europë nëpërmjet Spanjës, i mbyllur brenda në një valixhe, e sistemuar në bagazhin e makinës nga vëllai i tij. Por, fatkeqësisht ëndrra europiane u pre në mes për të, pasi vdiq nga asfiksia pak para se të prekte brigjet spanjolle.
Marokeni u gjet i vdekur nga vëllai i tij pak para se trageti të prekte Spanjën. Mësohet se vëllai i viktimës që kishte pasaportë franceze është arrestuar.
Miliona emigrantë përpiqen të hyjnë cdo vit në mënyrë ilegale në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet Spanjës. Është ende i gjallë kujtimi i Abou, djaloshit 8-vjeçar që tentoi të kalonte kufirin në një valixhe dhe që tani autoritet evropiane i kanë dhënë leje qendrimi bashkë me familjen. Një histori e nisur nga dëshpërimi kjo, por që përfundoi mirë.