Imer Hoti, punëtor i “Eko Drinia” humbi jetën sot tragjikisht në Nagavc të Rahovecit.
Siç raporton mediumi lokal, Rahoveci Press, ai në momentin kritik ishte duke kryer detyrën e tij të punës, duke mirëmbajtur hapësirat e gjelbra, përkatësisht anësoret e rrugës.