Italia është atdheu i pizzave, por ata që i hanë më shumë janë francezët. Këtë lajm të habitshëm e ka bërë të ditur një studim i institutit ‘Gira Conseil’ i publikuar më pas në gazetën ‘Le Parisien’.
“Në Francë pizza është padyshim një produkt masiv që i përshtatet zakoneve tona të të ushqyerit”, shprehet Lorene Avedikian, koordinatorja e studimit.
“Ndërsa shtoi se Franca është ndër vendet më të mëdha konsumatorç të pizzave në botë .
Megjithë masën e konsiderueshme të pizzave që konsumojnë francezët, populli që i përdor dhe i shijon më shuam ushqimet italiane janë amerikanët. Ata kryesojnë edhe klasifikimin e ngrënies së pizzave.
Megjithatë francezët mbeten të lidhur me ushqimet e tyre tradicionale. Bageta klasike me proshutë dhe gjalpë mbetet kryesuesja, është ushqimi më i përdorur edhe para pizzave dhe hamburgerit. me sa duket edhe kostoja e tij nga 2,74 euro mesatarisht e bën më të preferueshme bukën franceze (bageta).