Ky është një fëmijë ndryshme nga të tjerët në ballin e tij është i shënuar numri 12. Haru van Niekerk, nga Afrika e Jugut erdhi në jetë në datë 11 nëntor, por nisur nga shenja në ballin e tij me siguri kishte ‘planifikuar’ të lindte 1 ditë më vonë.
Në fillim ky detaj nuk është vënë re nga prindërit e tij por mekalimin e kohës duket se numri 12 në ballin e vogëlushit është bërë më i dallueshëm.
Gjyshja e djalit, CatherineJooste, 70 vjeçe, tregon se u desh pak kohë derisa ata të vinin re shenjën në ballin e vogëlushit.
“Vajza ime e vogël ishte e para që e vuri re dhe tha, ‘ka një 1 dhe 2 në ballin e tij. Ne nuk jemi të shqetësuar për këtë, pasi doktori i tij na siguroi se shenja do të zbehet me kalimin e viteve”.