E çuditëshme: Ylli italianë pranon zvogëlimin e pagës

E publikuar: 11/09/2015 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Giuseppe Rossi thuhet se është në prag të nënshkrimit të kontratës së re me Fiorentinën, gjë e cila çuditërisht do i zvogëlojë pagën lojtarit.

Lojtari me vështirësi ka kontribuar gjatë viteve të fundit për klubin pasi historia e gjatë me lëndime e ka mbajtur atë jashtë fushës së blertë, shkruan arbresh.info. Vazhdimi i kontratës me lojtarin do i dhurojë Rossit një status më të vogël në hierarkinë e skuadrës pasi paga e lojtarit do të reduktohet.

Bazuar në ‘Il Corriere Fiorentino’, lojtari do fitojë 1.7 milionë euro gjatë vitit, duke rënë nga vlera aktuale prej të cilës lojtari fiton 2.4 milionë euro në vit.

Sipas shumë burimeve, vazhdimi i kontratës tashmë është pranuar dhe pritet që shumë shpejtë edhe të prezantohet zyrtarisht.