E bëri statujën e Beyonce nga djathi (Foto)

E publikuar: 03/04/2017 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beyonce Knowles është fituese e shumë çmimeve muzikore, ndërsa tash e ka fituar edhe një statujë prej djathi.

Artisti David Bradley ka bërë një skulpturë të këngëtares nga djathi, e cila quhet ‘Brie-once’.

Skulptura është bërë në kuadër të garës ‘E20 Cheese Carving’, e cila do të zhvillohet në Festivalin e djathit dhe verës në Londër.

Gjatë punës së tij 28 orëshe, Bradley ka shpenzuar rreth 20 kilogramë djathë për skulpturën e divës amerikane.

Organizatorët e festivalit kanë thënë se ka pasur ide të shumta, por që ‘Brie-once’ u ka pëlqyer më së shumti.

Pritet që “Beyonce shtatzënë nga djathi” të jetë atraksioni kryesor i festivalit, ndërsa theksojmë se skulptura është e bazuar në fotografinë me të cilën këngëtarja njoftoi se është shtatzënë dhe pret binjakë.