Morena Taraku ‘shpërthen’ ndaj mediave pasi e bënë të lidhur me reperin holandez me prejardhje arabe.
Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku ka reaguar ashpër në Instagram, shkruan lajmi.net.
Ditën e djeshme asaj i është lakuar emri se ka nisur një lidhje të re dashurie me reperi holandez me origjinë arabe, Jalal Oba.
Sot Morena e ka mohuar në mënyrë kategorike lidhjen me Jalal dhe ka thënë se e konsideron si vëlla.
“E di çka kam për juve, kurgjo më shumë se një: (gishtin e mesit). Jeni kot dhe kot keni për të qenë o turpi Kosovës, gazetarë pa shkollë… Jalal është si vëllai im dhe ne kemi një këngë bashkë asgjë më shumë. E di që ju intereson jeta ime private por është shumë e shtrenjtë, s’keni mundësi me ble informata për atë. S’di pse merreni me mua kur unë nuk jetoj në Kosovë e një ndër arsyet është se kurrë nuk më përkrahët, pse nuk shkruat që mora çmim para dy ditëve në mesin e 80 milion banorëve??? Po edhe një pyetje kam unë, kam këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, pse nuk bëtë ndonjë lajm që jam në lidhje me të?! Hahahah sa turp që jeni. Një gjë tjetër ju them se tashmë jam me menaxherin turk, çdo lajm që del kot do të paditeni se boll keni manipuluar me klikime që të fitoni 10 euro më shumë në ditë”, ishin fjalët e modeles shqiptare.e