Napoli frenon në lidhje me çështjen Hysaj duke ndezur dritën jeshile për skuadrën e Fiorentinës që ka hyrë në lojë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Aktualisht, presidenti napoletan, De Laurentiis kërkon kohë për të vlerësuar kërkesën e Empolit por po studion edhe alternativat Darmian e Vrsaljko dhe kjo ka bërë që Fiorentina të interesohet për mbrojtësin shqiptar.
Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë lëvizje konkrete por vetëm studim terreni sepse Fiorentina nuk dëshiron që Empoli të rrisë vlerën e kartonit për lojtarit për shkak të konkurrencës së madhe.
Sipas mediave italiane, të dërguarit e klubit vjollcë e kanë studiuar lojtarin gjatë sfidës Shqipëri-Francë duke dërguar sinjale pozitive në selinë e presidentit Della Valle i cili mund të ndërtojë një koloni shqiptare në Firenze pasi gjatë ditëve të fundit në klub janë përfolur edhe emrat e Taulant Xhakës dhe Shkëlqen Gashit.