Dyshohet se në Mitrovicë dhe Skenderaj se u dhunuan dy të mitura

E publikuar: 05/06/2022 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar një person i cili dyshohet se më 29 maj e kishte dhunuar një të mitur në një motel.

Rasti raportohet se ka ndodhur në Mitrovicë rreth orës 15:30.

Personi i dyshuar është paraqitur në stacionin policor.

Ndërkaq në një rast tjetër në Skenderaj të shtunën babai ka raportuar se të shtunën vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për tu martuar me të dyshuarin mashkull kosovar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer tek familja e saj

DHUNIM

Mitrovicë 29.05.2022-15:30. Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Skenderaj 05.06.2022-08:00. Ankuesi mashkull kosovar me 04.06.2022 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për tu martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, ka marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer tek familja e saj. I dyshuari, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.