Dyshohet se është dhunuar një e mitur në Pejë

E publikuar: 30/11/2023 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një i rritur në Pejë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Ndalimin e tij e ka konfirmuar për express zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast.” – tha Nikçi.