Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Regjional “Gjakova”, Hasan Krasniqi, u arrestua më 19 shkurt si i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
Ai u arrestuar nga INTERPOL-i për trafikim me qenie njerëzore.
Ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane.
Por, duket se ai është liruar.
Kështu të paktën tregon një postim i KRU “Gjakova”, në Facebook.
Aty shkruan se shfuqizohet vendimi pezullimin e marrëdhënies së punës.
Tutje në njoftimin thuhet se Krasniqi, obligohet të paraqitet në punë nga data 8 prill.
“Me aprovimin e këtij vendimi nga Bordi i Drejtorëve Z. Hasan Krasniqi sot ka filluar punën e rregullt si Kryeshef Ekzekutiv pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH.A”, transmeton Klankosova.tv
Ende nuk dihen detaje se kur është liruar ai apo nëse ndaj tij ka ndonjë aktakuzë të ngritur.