Autobusi me tabela të Kragujevcit, me 57 udhëtarë, është ndaluar në Jarinjë. Dyshohet se në autobus ndodhet një mjet shpërthyes
“Gjithçka është në fazë të verifikimit. Ka dyshime se një mjet shpërthyes ndodhet në autobus. Autobusin e kemi ndalur, i kemi thirrë njësitë e ekspertëve që po merren me verifikim”, ka thënë Besim Hoti për Express.
Ndërkaq, ai ka treguar se për momentin tre persona janë ndaluar për intervistim. Shoferi i autobusit si dhe dy persona të tjerë.
Hoti ka theksuar se momentalisht është ndaluar qarkullimi në pikën kufitare në Jarinjë. /Gazetaexpress/
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/dyshohet-per-mjet-shperthyes-ne-autobusin-e-kragujvecit-ndalohen-3-persona-451107/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


















