Në raportin 24-orësh policia njofton se kanë arrestuar një person në Prizren.
Ai u arrestua nën dyshimin se ka kryer krime lufte në këtë qytet, gjatë kohës së luftës.
Me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.