Dyshemenë e gjeti përplot me gota plastike të mbushura me ujë, ky ishte vetëm fillimi i lojërave që ia kishin përgatitur fëmijët (Video)

E publikuar: 09/04/2019 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Caroline O’Donovan është kthyer e lodhur nga puna, ndërsa kur arriti në shtëpinë që ndodhet në Cork të Irlandës, mbeti e habitur me lojërat që ia kishin përgatitur fëmijët e saj.

Derisa dyshemeja e korridorit ishte përplot me gota plastike të mbushura me ujë, të cilat u detyrua t’i largonte me shumë mund, ndërsa fëmijët e saj qeshnin dhe e regjistronin, transmeton Telegrafi.

“Do të na përzë nga shtëpia” ka thënë e bija saj, duke treguar dhomën e gjumit që ia kishin mbuluar me folie alumini.

Ende pa e parë gjendjen e dhomës, ajo u përball edhe me dhjetëra gota të mbushura me ujë, që ishin para derës dhe ia pamundësonin hyrjen.

Megjithatë, O’Donovan u shfaq e buzëqeshur dhe vazhdonte të pastronte, teksa pastronte gjatë tërë kohës. /Telegrafi/