Juventusi tashmë e ka liderin e saj, ai quhet Paulo Dybala. Mediat italiane kanë vlerësuar trajnerin Allegri, i cili ka zbatur një “kurë” shumë të mirë për ta integruar në skuadër. Ai vrapon dhe shënon edhe më shumë se Tevez. 12 km për ndeshje dhe 6 gola në 13 javë kampionat, një gol në çdo 130 minuta, duke llogaritur edhe ndeshjen e Super Kupës, raporton Albeu.
“La Gazzetta dello Sport” shkruan se ish sulmuesi i Palermos, ka shtuar plotë 3 kg, duke shkuar nga 69 në 73. Ndërkohë që “Tuttosport” raporton se Barcelona dhe P SG-ja, kanë gati oferatat që shkojnë në 60 milionë euro.
“La Joya”, synon që të shënojë golin e parë në Champions, të mërkurën në Juventus Stadium ndaj City-it./