Dybala dëshiron të mbetet te Juventusi, rinovimi afër

E publikuar: 21/08/2021 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paulo Dybala pritet të mbetet te Juventusi.

Dybala dëshiron të qëndrojë edhe më tutje te skuadra e Juventusit.

Futbollisti ka kontratë aktuale me gjigantin italian që i skadon më 30 qershor të vitit 2022.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit do të takohen javën e ardhshme me agjentin e sulmuesit, Jorge Antun, për të diskutuar rinovimin e kontratës.

“Zonja e Vjetër” dëshiron që me një marrëveshje të re ta blindojë yllin e saj që të mos largohet edhe për disa vitet.

Trajneri Max Allegri e sheh argjentiansit si lojtar kyç të ekipit, dhe kërkon që çështja e kontratës të mbyllet sa më shpejtë, në mënyrë që ai të fokusohet vetëm tek ndeshjet.