Dy zyrtarë të lartë të BE’së vijnë sot në Prishtinë

E publikuar: 14/02/2018 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj do të pres në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting.
Vetëm pak ditë pasi u miratua Strategjia për Zgjerim të Komisionit Evropian për Ballkanin Pernëndimor, në Prishtinë sot qëndron një delegacion i Bashkimit Evropian i kryesuar nga Drejtori për Zgjerim i Komisionit Evropian.

Ata do të takohen me kryeministrin Haradinaj, ndërsa pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Krerët e lartë shtetërore nuk kishin dalë të kënaqur pasi publikimit të strategjisë për Zgjerim, pasi aty, sipas tyre, nuk u bë e qartë rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, ndryshe nga shtetet fqinje. /Express/