Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë.
Si pasojë 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Zjarri ndodhi në parkingun e një ndërtese e që rrezikoi banorët e saj.
Këta të fundit u evakuuan nga zjarrfikësit, e në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.
Si pasojë e flakëve u dogjën dy vetura.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ka mbetur që nesër inspektorët e parandalimit të merren me rastin”, tha Gashi.