Dy persona janë plagosur pas një zënke që ka ndodhur mes disa personave mbrëmë në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për klankosova.tv ka thënë që hetuesit policorë, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastn.
“Sot në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentative. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Agim Ramadani”, ku pas një zënke në mes të disa personave lëndime nga arma e zjarrit kanë pësuar dy persona”.
“Policia ka identifikuar pesë personat e përfshirë në këtë rast , prej tyre katër janë intervistuar ndërsa i dyshuari kryesor aktualisht ndodhet në arrati. Lidhur me këtë rast është sekuestruar një veturë e tipit Polo si dhe një armë zjarri”, ka thënë Ahmeti.


















