Dy të ndaluar në dy bastisjet në Zveçan dhe Vushtrri ku u gjet sasi e madhe municioni

E publikuar: 13/11/2020 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona, në dy bastisjet e zhvilluara në Zveçan dhe Vushtrri, ku u gjet municion i pushkës së gjuetisë.

Sipas prokurorisë, gjatë bastisjes në Zveçan është konfiskuar sasi e madhe municioni e pushkës së gjuetisë, si dhe është ndaluar një person, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

“Ndërkaq, gjatë bastisjes së një veturë në Vushtrri janë gjetur dhe konfiskuar njëmijedyqind (1200) fishekë të pushkës së gjuetisë, si dhe është ndaluar personi të cilit i janë gjetur fishekët, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda dy të ndaluarit janë dërguar në mbajtje për dyzetetetë orë.