Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi kanë detyruar një femër me dhunë ta kryej marrëdhënies seksuale. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi të njëjtit duke e shantazhuar dhe kanosur kane futur në veturën e tyre viktimën femër K/Shqiptare. Më pas të dyshuarit kishin dërguar viktimën në një hotel dhe njëri nga te dyshuarit e ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/