Dy skitarë përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në Gangwon

E publikuar: 10/01/2024 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy skitarë do ta përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.

Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj do të zhvillohen nga data 19 janar deri më 1 shkurt në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.

Lirika Deva dhe Klos Vokshi do të përfaqësojnë Kosovën në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh e që të dy janë kualifikuar me normë olimpike.

Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Shef i misionit është Bujar Turjaka.

Lexo po ashtuNapoli ia plotëson kërkesat, Conte ende i pasigurtNë LOD për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç. Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse. Gangwon 2024 është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, ndërsa për ekipin tonë është pjesëmarrja e dytë pas debutimit në Lozanë 2020.