Dy serb janë arrestuar në Partesh pasi të njëjtit janë rrahur mes vete, në rrahje janë përfshi edhe dy bashkëshortet e tyre.
Të gjithë personat e involvuar në rast kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia thotë se dy të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Kurse, në fshatin Zhitkovc është arrestuar një serb tjetër pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur ish bashkëshorten e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Po ashtu, në Gjakovë është arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.