Pronarët e dy qenve të cilët pas sulmit çuan drejt vdekjes një 46 vjeçar, rrezikojnë të marrin dënimin me 15 vite burg.
Sebastiano Quagliata me shtetësi italiane dhe gruaja e tij shqiptare Valbona Lucaj kanë dalë sot para trupit gjykues për të mbajtur përgjegjësi mbi veprimin e dy qenve të tyre. 48 vjeçari, babai i tre fëmijëve ka gjetur vdekjen si pasojë e tetë sulmeve nga dy qentë teksa ai po vraponte.