Dy pjesëtarë të FSK-së diplomojnë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit

E publikuar: 26/12/2023 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK’së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.

Maqedonci ka publikuar fotografi nga ceremonia, derisa ka thënë se është krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve.