Dy persona të dyshimtë janë parë në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë.
Lajmi.net ka siguruar pamje të momentit kur veçse kishte arritur Policia e Kosovës, përkatësisht një numër i madh i tyre.
Autoritetet filluan me kontrollet e detajuara, ndërsa dy të apostrofuarit, pra të dyshimtët janë marrë për në stacion policor.
Përderisa nuk dihen dyshimet, lajmi.net kontaktoi me Policinë e Kosovës në Mitrovicë, me këta të fundit që kanë qenë të paqasshëm.