Në polici është iniciuar një rast për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe për kanosje.
Dy persona në Mitrovicën e Veriut kanë raportuar se u është bërë presion për zgjedhjet e parakohshme.
“Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Kosova po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, 28 dhjetor.


















