Dy minatorë të Trepçës pësuan lëndime në vendin e punës, kjo është gjendja e tyre

E publikuar: 23/11/2025 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy minatorë të Trepçës kanë pësuar lëndime në vendin e punës mbrëmjen e së shtunës.

Bëhet fjalë për Elson Rrustemin dhe Përparim Beqirin, të cilët kanë marrë lëndime në sy si pasojë e pluhurit që është shpërndarë gjatë fryerjes së një gome.

Lidhur me rastin, ndërmarrja Trepça ka dhënë detaje përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se punëtorëve fillimisht u është ofruar ndihma e parë në vendngjarje, ndërsa më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Tutje, Trepça bën me dije se me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorëve zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).