Ka përfunduar takimi mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Isa Mustafa, në Berlin, ku diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, dhe Dialogun Kosovë-Serbi
Merkel i ka dhënë dy mesazhe të qarta delegacionit kosovar: Përkrahjen për Dialogun Kosovë-Serbi, si dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
“Kancelarja na ka dhënë përkrahje për dialogun dhe themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thanë Mustafa.
“Jemi të interesuar të kemi një përkrahje më të madhe ekonomike prej Gjermanisë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa, në konferencën e përbashkët për media.