Dy futbollistë të Real Madridit janë në rrezik për të mos u paraqitur në El Clasicon ndaj Barcelonës për shkak të kartonëve të verdhë.
Mbrojtësi i djathtë, Danilo, dhe lojtari i krahut, Lucas Vazquez, mund të mungojnë në El Clasicon ndaj Barcelonës për Real Madridin, nëse ndëshkohen me kartonë të vërdhë në përballjen e xhiros së ardhshme ndaj Sevillas, përcjell Lajmi.net nga Goal.
Në ndërkohë, Pepe që u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Las Palmas i shpëtoi një mungese eventuale ndaj Barcelonës. Ai nuk do të ketë të drejtë të luajë vetëm në ndeshjen ndaj Sevillas, por do të rikthehet në skuadër për El Clasico.
E njejta vlen edhe për Sergio Ramosin që u përjashtua me të kuq ndaj Las Palmas të dielën.
Barcelona dhe Reali luajnë më 2 prill në Camp Nou.