Dy këshilltarë në emër të presidentes Osmani në homazhe dhe në varrim të Haxhi Thaçit

E publikuar: 18/03/2025 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy këshilltarë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, marrin pjesë në homazhe dhe në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në emër të presidentes, Ismet Krasniqi dhe gjeneral Sefer Isufi, këshilltar ushtarak, i dërguan telegram familjes Thaçi dhe vunë një kurorë.