Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video të terroristëve të cilët e kanë sulmuar policinë e Kosovës.
Sveçla dje tha se këtë sulm e ka udhëhequr Milan Radojçiq, ndërsa sot ka publikuar një video ku shihet, nënkryetari i Listëts Serbë.
Mirëpo kohë më parë Radojçiq në cilësinë e nënkryetarit të Listës Serbe i kishe dërguar mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Radojçiq kishte thënë se koha do të tregojë se kush do të vuajë dhe do të paguajë në fund.
“Nëse je vetëm një pushtues tjetër që mendon se mund ta nënshtrojë me forcë popullin serb, duhet të keni parasysh se ne jemi më shumë sesa mund të na arrestoni… Albin Kurti, si të gjithë pushtuesit, mund të bësh si të duash, por jo sa të duash. Koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund”, thuhej në reagimin e Radoiçiq në faqen zyrtare të Listës Serbe./Lajmi.net/


















