Me siguri është e nënkuptueshme për cilët ish të dashur të këbgëtares së njohur është fjalë, shkruan Kosovarja.
Kjo për faktin se për të dyja lidhjet Elvana Gjata ishte ‘kapur’ dhe i’u bën mediatike e më se të përfolura, duke qenë se ishin figura të njohura për publikun shqiptar.
Fillimisht me reperin nga Kosova, Getoar Selimin i cili bashkëpunoi me Elvanën në një këngë e cila rezultoi tejet e suksesshme e njëherit edhe i dha vulës dëshmisë për lidhjen e dyshes. Ndërsa bashkëpunimi i gjatë mes saj dhe kantautorit shqiptar Flori Mumajesi, ishte ndër lidhjet më të komentuara e që rrënjët i ka edhe në të tashmen.
Pavarësisht se tentuan të mbanin të fshehur, kjo gjë nuk fuksnionoi sipas planit të tyre, por arsyet e ndarjes së tyre nuk u mësuan kurrë përveç lajmit të sigurt për ndarjen e tyre në relacionin që kishin ndërtuar e gjithashtu edhe në profesion.
Kurse së fundi, lajmi që befasoi të gjithë është bashkëpunimi që paralajmëruan Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi, duke qenë se ish dy ish të dashurit e Elvanës. Të jetë ky bashkëpunim ndonjë kundërpërgjigje ndaj këngëtares në fjalë, nuk dihet akoma, por pritet të kuptohet me sjelljen e risisë nga ana e dyshes.



















