Dy ish-këshilltarë politikë në garë për anëtarë të KPM’së

E publikuar: 07/10/2016 07:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy kandidatë me të kaluar politike janë në mesin e kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të rinj të Komisionit për Media.

Të dy kandidatët kanë qenë këshilltarë politikë të politikanëve të PDK-së.

Ulpiana Lama, ish-këshilltare e presidentit Hashim Thaçi, dhe Arbër Morina, këshilltar i ish-ministrit të Arsimit, Ramë Buja, të premten pritën të intervistohen nga deputetët për t’u bërë pjesë e Këshillit të Pavarur për Media.

Morina dhe Lama, sipas Ligjit për Këshillin e Pavarur për Media, nuk i plotësojnë kriteret për t’u emëruar, për shkak se kanë qenë të angazhuar në politikë dy vjetët e fundit. Këtë çështje e rregullon neni 11 i këtij ligji.