Dy hulumtues Amerikanë kanë zhvilluar një robot i cili mund të zgjidhë një kub Rubik në vetëm 0.38 sekonda.
Rekordi në fuqi ishte 0.637 sekonda dhe është vendosur nga inxhinieri Gjerman Albert Beer dhe roboti i tij Sub1 Reloaded.
Ben Katz, një student i Institutit Teknologjik të Masschusetts, bashkëpunoi me Jared Di Carlo për të krijuar obotin.
Katz tha se afatin kohor prej 0.38 sekondash është përfshirë edhe procesi i kapjes së imazheve, fuqisë kompjuterike si dhe lëvizja e kubit.
Ata kanë përdorur dy kamera PlayStation Eye nga një konsolë e vjetër PS3 për të identifikuar konfigurimin e kubit.
Megjithatë në raste kur roboti kishte gabuar, kubi kishte përfunduar i shkatërruar.
Sistemi gjithashtu kishte hasur vështirësi në dallimin e ngjyrës së kuqe nga portokallia. Çdo anë e kubit rrotullohej në 10 milisekonda. /PCWorld Albanian