Dy foshnje të moshës 2 dhe 4muajshe kanë ndërruar jetë brenda dy ditëve,njëri me datën 1, ndërsa tjetri me datën 3 mars. Dyshimet e para jozyrtare lidhen me vaksinën e njëjtë qëkanë marrë ditë më parë dy foshnjat.Siç mëson Alsat M bëhet fjalë për vaksinën Diteper, e përdorur vetëm dy ditë para se foshnjat të vdisnin. Familjarët janë tëtronditur nga tragjedia dhe nuk janë të gatshëm të flasin para kamerave. Rastin për Alsat M e konfirmojnë edhe nga policia dhe mjekësia ligjore.
“Me datën 1 mars nëStudeniçanështë denoncuar se për një foshnje të moshës rreth 12 javë, e lindur në muajin dhjetor të vitit 2014,është thirrur ndihma e shpejtë. Rasti i dytëështë më 3 mars, një foshnjë e lindur në muajin janar, e pranuar në spitalin e qytetit ku nuk ka dhënë shenja jete. Mjekët janë munduar ta kthejnë foshnjën në jetë, por pa sukses. Për të dy rastet është konstatuar se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e dhunës, por për shkak të sëmundjes, ndaj edhe trupat e dy foshnjave janë dhënë për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim të zbulimit të shkaqeve të sakta të vdekjes”, deklaroi Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.
Drejtori i Institutit për mjekësi ligjore, AleksejDuma konfirmoi për Alsatse një nga pistat e hetimit është vaksina.
“Javën e kaluar kishte kërkesë nga Gjykata për ekspertizë mjeko-ligjore të dy foshnjave tësapolindura. Analizat janë në rrjedhë. Kemi informata nga organet hetuese për veprimet operative, por ende nuk kanë përfunduar dhe nuk mund të dalim me konstatim të saktë për shkaqet e vdekjes”, tha AleksejDuma, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore.
Jozyrtarisht, marrja e vaksinës përmendet si dyshim i parë. A është edhe marrja e vaksinës pjesë e hetimit?
“Po, e kemi ne atë informatë, por ende është herët të ndërtojmë qëndrim sepse ende po bëhen analizat. Organet operative e kanë bërë punën e tyre ashtu siç duhet, veprimet para hetimore janë ndërmarrë, janë siguruar të gjithë informatat që duhet t’i posedojnë që të na japin në dispozicion si dyshime në mendimin e prokurorit gjatë formulimit të urdhrit”, u përgjigj AleksejDuma, drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore.
Kjo nuk është hera e parë kur në vend dhe rajon kur vaksinat dyshohen si shkak i vdekjes së foshnjave. 5 vjet më parë, një foshnje 6 muajshe nga Lukavaci i Tuzlës u bë shkak që Instituti i Shëndetit Publik të vendoste ndalesë të përkohshme të përdorimit të vaksinës Diteper.Bëhet fjalë për një vaksinë të kombinuar kundër difterisë, tetanusit dhe pertusisit apo kollitjes. Doza e parë prej tre vaksinave jepet në muajin e katërt, pestë dhe të gjashtë të lindjes. Doza e dytë jepet në muajin e 16, ndërsa doza e tretë jepet në moshën 4 vjeçare. Doza e fundit e vaksinës jepet në moshën 14 vjeçare por kësaj radhe vetëm kundër difterisë dhe tetanusit. Alsat do të hulumtojë deri në fund rastin e vdekjes së dy foshnjave dhe gjatë ditëve në vazhdim do të njoftojmë për detajet e reja./alsat-m.tv/