Dy fëmijë të moshave 9 përkatësisht 10 vjeçare kanë humbur jetën mbrëmjen e së martës, pasi që ranë në një pusetë të mbushur me ujë në fshatin Serbicë të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
”Katër të mitur kishin shkuar për t’u larë në pusetën afër fabrikës së tullave në fshatin Serbicë, pasi që dy nga ta nuk kanë ditur not, për pasojë e kanë humbur jetën”, tha ai.
Trupat e pajetë të fëmijëve u nxorën rreth orës 22 të së martës me ndihmën e njësiteve policore, zjarrfikësve, ekipit të emergjencës dhe fshatarëve.
Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë i janë dorëzuar familjarëve. /Klan Kosova/