Lajmet

Dy familje shkodrane falin gjakun dhe shtrijnë dorën e pajtimit

18.08.2016 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dy familje shkodrane falin gjakun dhe shtrijnë dorën e pajtimit

Kështu i dhanë fund gjakmarrjes dhe lanë pas të shkuarën, familja Bregu dhe ajo Miruku në qytetin e Shkodrës.

Zgjodhën këtë mesazh të bukur faljeje, për të ftuar edhe familjet e tjera të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes që të ndjekin rrugën e tyre, duke ndalur njeherë e përgjithmonë gjakderdhjen.

Ka qenë djali i familjes, Erjon Bregu, që vendosi të falë gjakun e babait, duke i shtrire dorën e pajtimit familjes Miruku, me të cilën prej disa vitesh ishin në hasmëri.

Kryetari i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani, zgjodhi këtë moment për të dhënë edhe një mesazh të fortë, se si kanuni po keqinterpretohet duke u drejtuar arma tek të miturit dhe gratë e vajzat, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Familja Bregu dhe ajo Miruku hodhën kështu një hap që duhet të shërbejë edhe për shumë familje të tjera që vuajnë nga ky fenomen, që të lënë pas hasmëritë dhe të gjejnë forcën për të falur, duke i dhënë fund një fenomeni mesjetar që bashkëjeton edhe në ditët tona.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje