30 vjet ma parë, akademikët e SANU (Akademia famëkeqe e Shkencave serbe) hartuen programin nacionalist të “Serbisë së Madhe”, kujton Deutsche Welle (DW).
Mbas luftave që lanë ma shumë se 100.000 njerëz të vdekun, ideja për “Serbinë e Madhe” nuk ka vdekë ende, thekson televizioni i njohun gjerman.
Serbia vazhdon me pasë krizë ekonomike dhe sociale, nji vend që asht kandidat për anëtarësim në BE, ka shumë të ri, por që janë të kapun mbas ideve të moçme nacionaliste.
Para tri dekadave ata (nacionalistët), u krijuen nga Akademia serbe e Shkencave dhe ky nacionalizëm vazhdon me qenë i pranishëm edhe në shtresat ma të gjana të shoqnisë. Teza kryesore e kësaj akademie asht që serbët në ish-Jugosllavi, si nji shtet multietnik, ishin trajtue padrejtësisht.
Në vitet që pasuen, baza ideologjike për justifikim politik çoi serbët në lufta si në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi në Kosovë gjatë viteve 1991 dhe 1999, thekson DW.
Krejt serbët u “ankuen” për gjenocid fizik, politik dhe kulturor për bashkatdhetarët e tyne që ishin në Kosovë, vend ky që ka popullsinë dërrmuese shqiptarë.
“Në rrajët e memorandumit serb, supozohet se 3.3 milionë serbë ose 40.3 % e numrit të përgjithshëm jetojnë si pakica jashtë Serbisë, e krejt kjo asht shkas për nji “Serbi të Madhe”, dhe se tanë serbët duhet të jenë në nji shtet”.